Intervista me zamira kita biography
Un sentito ringraziamento alla redazione di @telenorba_ufficiale e a @mayrapietrocola che ci hanno ospitate nello studio 5 per parlare della....
Zamira Kita.
Zamira Kita ka rrëfyer se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë dhe është përballur me shumë vështirësi.
Në periudhën e komunizmit, aktorja e famshme shqiptare ishte me biografi të keqe dhe kjo e pengoi për të arritur shumë gjëra.
Ajo u shpreh se në jetë ka kaluar shumë dhimbje, duke filluar nga biografia, humbja e binjakëve dhe sëmundjes së vajzës së saj por që i ka tejkaluar me sportivitet.
Momenti i vetëm kur mendoi vetëvrasjen ishte në fillimet e karrierës së saj si aktore kur e emëruan në fshat për të ushtruar profesionin.
Zamira u shpreh se në atë moment e humbi shpresën dhe nuk shikonte asnjë dritë jeshile në horizont.
Ndaj ajo mendoi të vriste veten me mendimin që dhimbja e madhe që ndiente do t’i kalonte.
“Edhe kur më ndodhin gjëra të këqija, gjithë problematikat që kam pasur me vajzën, shëndetin e saj unë i kam kaluar me shumë sportivitet.
Nuk e di pse kam pasur besimin dhe shpresën se çdo gjë do të ecë mbarë. Ka pasur edhe momente kur kam humbur shpresën në pr